Të paktën dy persona janë vrarë gjatë të shtënave me armë zjarri në qendër të Brukselit. Sulmuesi dyshohet se është anëtar i ISIS dhe se para se të qëllonte me armë ka bërtitur “Allah Akbar”.
Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres. Viktimat janë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre. Të hënën në mbrëmje zhvillohet ndeshja e futbollit Belgjikë-Suedi.
Bruxelles ????????? images choquantes ⚠️⚠️⚠️ #Bruxelles pic.twitter.com/JicccODJ52
— ❤️? ??????? ❤️? (@Milanista_Sab) October 16, 2023
Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në 4, maksimumi i tij, sinonim i një kërcënimi “serioz dhe të afërt” terrorist. /abcnews.al