VIDEO/ Suedia në gjysmëfinale, Kosovare Asllani zhbllokohet në Olimpiadë

schedule15:59 - 30 Korrik, 2021

schedule 15:59 - 30 Korrik, 2021

Kosovare Asllani ka gjetur golin e parë në Lojërat Olimpike të Tokios. Sulmuesja dardane përfaqëson Suedinë në futbollin e femrave, aty ku është ylli i skuadrës.

Kombëtarja nordike fitoi 3-1 ndaj Japonisë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e Tokio 2020. 32-vjeçarja e Real Madrid gjeti rrjetën në mesin e pjesës së dytë.

Ishte minuta e 68-të kur Asllani ktheu në gol një penallti të cilën e fitoi vetë. Topi në njërin krah, portierja aziatike në krahun tjetër dhe 3-1 për Suedinë.

Vikinget do të kenë përballë Australinë në duelin për një biletë në finalen e madhe. Sfida do të luhet më 2 gusht, duke nisur prej orës 13:00. /abcnews.al