Pas Eintracht Frankfurt e Freiburg një tjetër ekip ka kaluar në gjysëm-finalen e Kupës së Gjermanisë. Bëhet fjalë për “të kuqtë” e Stuttgart të cilët kanë kaluar në raundin tjetër pas fitores minimale 0 me 1 në arenën “Max-Morlock Stadion” të Nurembergut.
Një gol i vetëm për miqtë ka mjaftuar në sfidën ndaj ekipt të Nurnberg, ekip edhe pse me histori të pasur në futbollin gjerman aktualisht militon në kategorinë e dytë të Bundesligas. Goli erdhi në minutën e 83’-të ku pas një aksioni fantastik ekipor Hiroki Ito jep një asist fantastik për talentin francez të mesfushës Enzo Millot, i cili me një goditje potente dërgon topin në rrjetë.
Me këtë fitore Stuttgart bëhet ekipi i tretë, i cili kalon në fazën gjysmë-finale të “DFB Pokal” dhe tashmë pritet vetëm rezultati i sfidës RB Leipzig-Borussia Dortmund, për të formuar katërshen e fundit të kompeticionit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: