Mbrëmë, Lazio mori një fitore 2-0 përballë Parmës dhe për këtë triumf, meritë kryesore kishte portieri ynë kuqezi, Thomas Strakosha. Gardiani bëri disa pritje të shkëlqyera, ku në sy bie ajo e minutës 16’.
Sulmuesi i Parmës, Inglese e sheh veten të vetëm përballë Strakoshës, gjuan por ndalet nga portieri lacial, i cili bën heroin. Për më tepër, Strakosha kishte meritë absolute dhe te goli i parë i Lazios.
Strakosha jep një pasim shumë të bukur deri në mesfushë për Luis Alberto, duke i zënë të gjithë kundërshtarët të papërgatitur. Alberto rrotullohet dhe menjëherë shërben për Immobile, i cili shënoi. Një paraqitje për notën 10 ajo e gardianit kuqezi./abcnews.al