VIDEO | Strakosha i pakalueshëm, dy pritje të shkëlqyera përballë Interit

schedule22:45 - 25 Shtator, 2019

schedule 22:45 - 25 Shtator, 2019

Thomas Strakosha është një nga portierët më të mirë në Serie A. Gardiani kuqezi e ka prenotuar fanellën e titullarit te Lazio prej disa sezonesh dhe vazhdon të bëjë paraqitje të shkëlqyera. Edhe në takimin e sotëm përballë Interit, portieri i Lacios tregoi një formë shumë të mirë.

Interi kaloi në avantazh që në minutën e 23-të dhe kishte mundësinë ta mbyllte takimin gjatë pjesës së dytë, por Barrela dhe Lukaku nuk i besojnë syve kur gjuatjet e tyre ndalen nga Strakosha. Nëse Lazio po humbet vetëm 1-0, kjo është vetëm për meritë të gardianit kuqezi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!