Joao Pedro po bën sezonin më të mirë në karrierë. Mesfushori brazilian i Cagliari ka shënuar 18 gola në Serie A dhe me siguri këtë verë për të do të ketë oferta të rëndësishme, edhe pse është 28 vjeç.
Dje kundër Lazio pa të mos i quhej një gol i shënuar që në minutën e tretë. Një goditje potente nga distanca u ndal në rrjetë, pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar të Thomas Strakoshës për ta devijuar.
https://twitter.com/i/status/1286416475876741122
Arbitri kishte bërë me shenjë për goditje indirekte dënimi dhe topi duhet të ishte prekur nga dikush tjetër më parë, që të konsiderohej i rregullt. Joao Pedro nuk deshi ndihmë dhe e çoi direkt e në rrjetë, por nuk mund të festonte. /abcnews.al