Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Stërvitje në dëborë dhe mesazh rivalëve, Ibra: Provoni të më ndaloni

schedule16:14 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 16:14 - 6 Dhjetor, 2020

Milani luan në fushën e Sampdorias sonte në mbrëmje, një sfidë e rëndësishme për ecurinë në kampionat. Kuqezinjtë e vendit të parë, do të tentojnë fitoren e radhës në Serie A, për t’iu shkëputur sërish ndjekësve si Interi dhe Juventusi, që fituan ndeshjet e tyre.

Zlatan Ibrahimovic nuk është grumbulluar për takimin ndaj ekipit dorian. Lideri i Milanit është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në sfidën me Napolin, por trajneri Pioli vendosi të mos rrezikojë.

Italia është pushtuar nga moti i keq, por asgjë nuk e ndal dot 39-vjeçarin e famshëm, i cili ka postuar një video nga Milanello e mbushur me dëborë. “Provoni të më frenoni”, shkruan Ibra, i cili mezi po rikthimin në fushë dhe te shënimi i golave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!