Tifozët e Anglisë janë më shumë se të jashtëzakonshëm sonte para finales së Kampionatit Europian ndaj Italisë në “Wembley”, ku pjesa dërrmuese do jenë vendas.
“Çmendurisë” së tifozëve u është bashkuar edhe ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand, që është shndërruar në një udhëheqës tifozësh.
“Sterling është zjarr, mbrojtja juaj është e tmerruar”, janë vargjet që Ferdinand i këndon së bashku me tifozët e pranishëm në sallën e një lokali.
https://streamable.com/x5isfk
Ajo që bie në sy është fakti se Sterling është lojtar i City, rivalëve të mëdhenj të United. Gjithsesi, me kombëtaren urrejtja për klubet shuhet dhe gjithçka rifillon në shtator. /abcnews.al