Liverpool dhe Dortmund arritën fitore të pastra në ndeshjet e para të kampionateve respektive: në Premier League dhe Bundesliga. “The Reds” morën tre pikët e para pas suksesit 0-3 në fushën e Norwich, ekip me të cilin Milot Rashica zhvilloi ndeshjen e parë në kampionatin anglez.
? @LFC start 2021/22 with a ? ? #NORLIV pic.twitter.com/cmXzsfE0Dp
— Premier League (@premierleague) August 14, 2021
Diogo Jota zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të takimit erdhën golat e Roberto Firminho dhe Momo Salah. Sulmuesit në formë, dhe një gjë e tillë lumturon trajnerin Jurgen Klopp. Van Dijk u rikthye pas një kohe të gjatë titullar, duke ia dalë të luajë 90 minuta.
Dortmund nuk u përmbajt aspak përballë Eintracht Frankfurt. Verdhezinjtë fituan 5-2 në “Signal Iduna Park”, duke i bërë një nisje spektakolare sezonit të ri. Pjesa e parë përfundoi 3-1, dhe të katër golat u shënuan brenda 11 minutave.
WHAT A GAME! ?@BlackYellow defeats @eintracht_eng 5-2 in #BVBSGE! pic.twitter.com/13u6kKg7Hi
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) August 14, 2021
Marco Reus, Thorgan Hazard dhe Erling Haaland realizuan për ekipin vendas, ndërsa Eintracht iu fal autogolit të Felix Passlack për të gjetur përkohësisht barazimin. Talenti Giovanni Reyna realizoi golin e katërt për Dortmundin në pjesën e dytë.
Më pas Haaland gjeti golin e dytë personal, teksa dhuroi tre asistet e golave të tjerë të ekipit të tij. Në fund pak festë për Jens Hauge. Norvegjezi i ardhur nga Milani, debutoi me gol me ekipin udhëtues. /abcnews.al