VIDEO/ Stadiumi i “Skëndërbeut” kthehet në arenë boksi, pamje të shëmtuara nga ndeshja Maliqi-Vora

schedule18:38 - 23 Shkurt, 2022

schedule 18:38 - 23 Shkurt, 2022

Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një gol në sekondat e fundit në ndeshjen Maliqi-Vora, ndikoi që situate të dilte nga kontrolli në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.

Maliqi gjeti shënoi golin e fitores në minutën e 90+7-të me anë të Isufit, teksa në këtë moment, futbollistët mik u tradhtuan nga nervat, duke iu turrur, gjyqtarit anësor Rexhep Muzhqi, duke e shtyrë dhe goditur, me pretendimin se goli ishte në pozicion të parregullt.

Të tërbuar nga kjo situatë, futbollistët e Vorës, u konfrontuan edhe me 4 tifozë të Maliqit, ndërkohë që situata doli nga kontrolli. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe policisë së shtetit, që situate të merrej nën kontroll, teksa përplasja zgjati gati 5 minuta.

Disa prej futbollistëve të Vorës ndodheshin jashtë rrethimit të brendshëm të aneksit, duke shkëmbyer grushta dhe shkelma me 4 tifozët e Maliqit. Pjesa tjetër e vorakëve, tentuan të kapërcenin hekurat, duke krijuar një situatë tepër të shëmtuar që nuk i kanë hije ndeshjeve të futbollit. Pas afro 5 minutash, situate u mor nën kontroll nga policia, ndërkohë që miqtë nga Vora, u ngujuan për minuta të tëra në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, ku lëvizën lirisht në momentin që e gjithë zona u boshatis. /abcnews.al


Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!