VIDEO/ Stadiumi i parë portativ: Priti 7 ndeshje, po çmontohet dhe po shkon diku tjetër

schedule22:54 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 22:54 - 5 Dhjetor, 2022

Brazili mposhti Korenë e Jugut me rezultat 4-1 në një ndeshje shumë spektakolare. Edhe më spektakolare, megjithatë, është historia e stadiumit ku u zhvillua ndeshja, me emrin e veçantë “Stadio 974”.

Ky stadium konsiderohet si stadiumi i parë i përkohshëm në historinë e futbollit. Domethënë, u krijua ekskluzivisht për nevojat e Botërorit dhe ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut ishte e fundit që do të presë, pasi pritet të çmontohet.

Në veçanti, “Stadiumi 974” e ka marrë emrin nga 974 kontejnerët e transportit që janë përdorur për ndërtimin e tij.

Pas përfundimit të shtatë ndeshjeve që ai kishte marrë përsipër të zhvillonte për Botërorin, këta kontejnerë do të çmontohen dhe do të dërgohen në vendet që kanë nevojë për infrastrukturë.
Sipas Fenwick Iribarren Architects, që projektoi këtë stadium dhe dy stadiume të tjera të Kupës së Botës, ideja ishte që të shmangej ndërtimi i një stadiumi që do të mbetej i papërdorur pas turneut, siç ndodhi pas Kupave të Botës së mëparshme në Afrikën e Jugut, Brazil dhe Rusi. /G.D abcnews.al/