Përveç sfidës Nantes-Juventus kanë përfunduar dhe 2 sfida të tjera kthimi për raundin e 1/16-ve, të UEFA Europa League, ku më konkretisht portugezët e Sporting Lisbon shkatërruan me rezultatin 0 me 4 danezët e Midtjylland, ndërsa Sevilla “shpëton” fazën çerek-finale, për vetëm 1 gol, me hollandezët e PSV që triumfuan me rezultatin 2 me 0.
Një Sporting shumë i furishëm për danezët, me Coates që shënon që në minutën e 21’-të për 0 me 1, ndërsa 3 golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë pas daljes me karton të kuq të mesfushorit të danezve, Paulinho në minutën e 38’-të. Pedro Goncalves me një dopietë në minutat 50’ dhe 77’, si dhe një autgol i Gartenmann në minutën e 85’-të vulosën kalimin e portugezëve në fazën tjetër.
Në krahun tjetër, Sevilla ka “shpëtuar” paq pas triumfit të hollandezëve të PSV Eindhoven në “shtëpinë” e tyre me rezultatin 2 me 0. Dy gola nga Luuk de Jong në minutën e 77’-të dhe Fabio Silva në të 95’-tën ishin të pamjaftueshme për të çuar sfidën në kohën shtesë, duke i “hapur” rrugën, spanjollëve të Sevilla, në kompeticionin e tyre të “preferuar”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
PSV Eindhoven 2-o Sevilla
L. de Jong 77′
F. Silva 95′
Midtjylland 0-4 Sporting Lisbon
S. Coates 21′
P. Gonçalves 50′, 77′
S. Gartenmann 95′