Kanë përfunduar 8 sfidat e mbetura të mbrëmjes së kësaj të enjteje, të vlefshme për raundin e parë të fazës së grupeve të kompeticionit të dytë më rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Europa League.
Në “Gewiss Stadium” të Bergamos, vendasit e Atalanta kanë arritur të sigurojnë një fitore të pastër ndaj polakëve të Rakow, teksa i kanë mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 2 me 0, pas golave të Charles de Ketelaere dhe Ederson, të shënuar në minutat 49’ e 66’ të sfidës.
Në “epet ARENA”, skuadra e Sparta Prague, ku aktivizohet dhe mesfushorin i Kombëtares sonë, Qazim Laçi ka arritur të fitojë sfidën e parë të fazës së grupeve. Golat për vendasit erdhën nga Ladislav Krejci, i cili shënoi një dopietë në minutat, 20’ e 25’ të sfidës, dhe nga Martin Vitik, në minutën e 67’, ndërsa për miqtë golat u shënuan Kokorin e Babicka, në minutat 11’ e 90’.
Ndërkaq, në “Merkur-Arena” të Grazit, portugezët e Sporting Lisbon kanë arritur të realizojnë një përmbysje të madhe ndaj vendasve të Sturm Graz, duke i mundur këta të fundit me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, pas golave të Viktor Gyokeres dhe Ousmane Diomande, në minutat 76’ e 84’, gola që nxorrën të “pavlefshëm” rrjetën danezit të Sturm Graz, William Boving. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Atalanta 2-0 Rakow
Sparta Prague 3-2 Ariss Limassol
Sturm Graz 1-2 Sporting Lisbon