VIDEO/ Spezia bën gjithçka vetë, sfida në “Artemio Franchi” mbyllet pa fitues

schedule16:42 - 8 Prill, 2023

schedule 16:42 - 8 Prill, 2023

Fiorentina nuk ka mundur dot të shkojë më shumë se barazimi 1 me 1 në arenën e tyre, “Artemio Franchi”, ku kundërshtarët e sotëm ishin rivalët e Spezia, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Golat erdhën të dy në pjesën e parë dhe të dy nga i njëjti ekip. Fillimisht, qendërmbrojtësi i Spezia polaku Wisniewski çon padashur topin në rrjetë në minutën e 25’-të, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë në të 32’-tën, “bomberi” nga Angola, M’Bala Nzola “hesht” tifozët e “violëve” në “shtëpinë” e tyre.

Me këtë rezultat Fiorentina ngjitet në vendin e 8’-të me 41 pikë, 1 më shumë se Bologna e vendit të 9-të që do të ndeshet për pak minuta me Atalanta-n. Në krahun tjetër Spezia ka shkuar në kuotën e 26 pikëve dhe ndodhet aktualisht në vendin e 17-të. Ndërkaq, kujtojmë se “violët” me rezultatin e sotëm e kanë çuar në 12 serinë e ndeshjeve pa humbje, duke treguar kështu një formë fantastike në këtë pikë të sezonit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Autogoli i Wisniewskit:

Goli i M’Bala Nzola:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!