VIDEO/ Spektakolar Vinicius.Jr, Reali mposht me përmbysje Sevillan

schedule23:06 - 28 Nëntor, 2021

schedule 23:06 - 28 Nëntor, 2021

Real Madridi ka mposhtur me përmbysje në minutat e fundit Sevillan në kuadër të javës së 14 të La Liga-s.

Ishin miqtë ata zhbllokuan rezultatin në minutën e 12 me sulmuesin Rafa Mir, por Real Madridi do të barazonte në minutën e 32 me, Karim Benzema.

Pjesa e para do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa e dyta do të niste me të njëjtin ritëm. Skuadrat shprehen si të barabarta duke krijuar raste në të dyja krahët.

Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, njëriu i momentit në Madrid, Vini.Jr do të shënonte një gol spektakolar në minutën e 87 për ti dhënë avantazhit të tijve që do ta mbanin me mund deri në minutën e fundit.

Pas kësaj fitoreje, Reali shkëputet në vendin e parë me 33 pikë, 4 më shumë se Atlatico i vendit në dytë, ndërsa Sevilla mbetet në vendin e 4 me 28 pikë.

Shikoni KËTU  permbledhjen e ndeshjes/abcnews.al