VIDEO/ Spektakël nga Koreja e Jugut, një brazilian mahnit me golin e shënuar

schedule15:37 - 29 Maj, 2020

schedule 15:37 - 29 Maj, 2020

Koreja e Jugut është një nga vendet e para që vendosi të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të futbollit dhe përballjet në K-League vijojnë. Ditën e sotme u zhvillua takimi Daegu-Sangju Sangmu, që përfundoi në barazim 1-1.

Goli i parë i këtij takimi ishte mjaft i bukur. Gjashtë minuta nga nisja e pjesës së sytë, braziliani Cecinha befasoi portierin e skuadrës mike, me një gol të realizuar me finte. Askush nuk e priste një veprim të tillë, edhe pse kur bëhet fjalë për një brazilian, veprime të tilla janë të pranueshme.

Gjithsesi Cecinha dhe shokët e tij nuk festuan dot në fund, pasi Sangju Sangmu ia doli të realizonte dhjetë minuta më pas dhe të dilte me një pikë nga kjo transfertë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!