Gola dhe spektakël. Këtë ka dhuruar pjesa e parë e sfidës së mbrëmjes së sotme në Serie A, mes Udineses dhe Milanit.
“Bardhezinjtë” e morën avantazhin që në minutën e 10′-të, falë “fantazistit”, Roberto Pereyra. Për një moment gjithçka u barazua ku në minutën e 45+4′, pas një penalltie të akorduar, Ibrahimovic bën “heroin” dhe në “rikthimin” e tij si titullar çon topin në rrjetë. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq. Vetëm 2 minuta pas barazimit, “bardhezinjtë” kanë gjetur sërish avantazhin përballë “djajve”, falë golit të portugezit Beto. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Zlatan Ibrahimovic:
Goli i Betos: