VIDEO/ Spektakël në qiejt e Londrës, avionët koreografi me “It’s coming home”

schedule20:57 - 9 Korrik, 2021

schedule 20:57 - 9 Korrik, 2021

Anglia do të luajë të dielën për herë të parë në histori një finale Europiani. Kombëtarja ishullore do të ketë përballë Italinë e Roberto Mancinit, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës (11 korrik, 21:00).

Atmosfera në ishull është e shkëlqyer, tifozët po presin me padurim suksesin e madh dhe do dominojnë në shkallët e stadiumit mitik. Të gjithë janë të karikuar në maksimum për të mposhtur skuadrën e kaltër.

Gjatë ditës së sotme, një grup avionësh kanë krijuar në koreografi fantastike mbi qiejt e Londrës, aty ku lexohet “It’s coming home”, ndryshe “Kupa po vjen në shtëpi”.

Anglia është vendi ku u shpik futbolli dhe kjo ka qenë motoja e “Tre Luanëve” dhe gjithë tifozëve të veçantë anglezë gjatë gjithë Euro 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!