Festë kuqezi në “Maracana” të Rio De Janeiros. Flamengo fitoi thellë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës Libertadores kundër Gremios, ndërkohë që ndeshja e parë ishte mbyllur pa fitues (1-1). 5-0 triumfoi ekipi i Gabriel Barbosës në duelin brazilian dhe do të sfidojë River Plate për trofeun prestigjioz.
Finalja e madhe e Libertadores do të zhvillohet me datë 23 nëntor në Santiago të Kilit. Rreth 50 mijë tifozë festuan ”manitën” e Flamengos dhe rikthimin e ekipit të zemrës pas 38 vitesh në finalen e Libertadores.
Brune Henrique zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa e dyta nuk kishte më histori. Gabigol, i cili kryeson renditjen e golashënuesve në këtë kompeticion me 7 rrjeta, shënoi një dygolësh të shpejtë, teksa dy qendërmbrojtësit, Ciao dhe Mari, shënuan me kokë dhe vulosën suksesin 5-0. /abcnews.al