VIDEO/ Spektakël në “frymën e fundit”, “Zonja e Vjetër” rrëmben 3 pikë në transfertën e “Brianteo”

schedule22:56 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 22:56 - 1 Dhjetor, 2023

“Bardhezinjtë” e Juventus kanë arritur një fitore spektakolare në transfertën e “Brianteo”, ku kanë mundur, me rezultatin e ngushtë, 1 me 2, skuadrën e Monza, në përballjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A.

Seria e golave u hap, që në minutën e 12’-të, të sfidës, ku pas një penalltie të humbur nga Dusan Vlahovic topi del jashtë vijave kufizuese, për t’u “shndërruar” në një goditje këndi, për “Zonjën e Vjetër”. Goditja e këndit e ekzekutuar mjeshtërisht nga Nicolussi Caviglia kapet bukur me kokë nga mesfushori francez, Adrien Rabiot, i cili “zhyt” topin në rrjetë, me një goditje potente, duke siguruar avantazhin në pjesën e parë të sfidës.

Shifrat barazohen në minutën e 91’-të, ku një goditje fantastike nga jashtë zone e Valentin Carboni përfundon në rrjetën e Szczesny, por vetëm 3 minuta më vonë, qendërmbrojtësit Federico Gatti bëhet një forcë shtesë në sulmin “bardhezi” dhe me një goditje potente nga brenda zonës mposht portierin Di Gregorio, duke “vulosur” fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Falë kësaj fitoreje, Juventus ngjitet në vendin e parë të tabelës, me 33 pikë, duke “parakaluar” kështu me 1 pikë, “zikaltërit” e Inter, të cilët kanë momentalisht 32 pikë dhe do të përballen mbrëmjen e së dielës, me “blutë” e Napoli, ndërsa Monza mbetet në vendin e 10-të të renditjes, me 18 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Adrien Rabiot, 0-1:

Goli i Valentin Carboni, 1-1:

Goli i Federico Gatti, 1-2: