Nuk mund të kishte nisje më perfekte të sfidës. Vetëm 10 minuta pas golit të parë të sfidës, “Bergamaskët” e Atalanta kanë arritur të dyfishojnë shifrat ndaj “Aspirinave” të Bayer Leverkusen, duke iu afruar edhe më shumë triumfit evropian.
Protagonist ishte sërish “ylli” nigerian, Ademola Lookman, i cili pasi rrëmben një top në mesfushë lëshon një predhë nga distanca duke mposht portierin e gjermanëve. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al