VIDEO/ Spektakël në Conference League, Moffi përmbys Baselin e Xhakës me “golin e sezonit”

schedule22:06 - 13 Prill, 2023

schedule 22:06 - 13 Prill, 2023

Ndeshjet e mbrëmjes së sotme në UEFA Conference League, rezultojnë të jenë spektakolare ku deri më tani, Anderlecht udhëheq me rezultatin 1 me 0 ndaj hollandezëve të AZ Alkmaar, Fiorentina po triumfon me rezultatin 1 me 2, në transfertën polake të Lech Poznan, ndërsa Nice ka përmbysur gjithçka përballë Basel-it të Granit Xhakës dhe po udhëheq me rezultatin e ngushtë 1 me 2.

Mirëpo, e bukura e këtyre sfidave nuk është te rezultatet apo te sasisa e golave, por te një ndër golat e shënuar mbrëmjen e sotme dhe bëhet fjalë pikërisht për golin e 2-të të francezëve të Nice, me “bomberin” nigerian Terem Moffi, i cili mposhti portierin e “helvetëve” me një eurogol.

Pas një krosimi të bukur në zonë nga Laborge në fundin e pjesës së parë, Moffi ekzekuton në mënyrë perfekte një roveshatë, duke mposhtur lehtësisht portierin Hitz e duke shënuar kështu “golin e sezonit” në UEFA Conference League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: