“Violët” e Fiorentina kanë arritur një fitore magjikë mbrëmjen e sotme, në “Stadio Artemio Franchi”, teksa në përballjen e pasditen së kësaj të diele kanë mundur “bergamaskët” e Atalanta, me rezultatin e ngushtë 3 me 2.
Pavarësisht rezultatit, siparin e golave e hapën “bergamaskët” e Atalanta, të cilët shënuan me anë të mesfushorit holandez, Teun Koopmeiners, në minutën e 20’ të sfidës, mirëpo golat e Bonaventura e Martinez Quarta në minutat 35’ e 48’ të sfidës përmbysën gjithçka që në pjesën e parë.
Me fillimin e pjesës së dytë ka ardhur dhe kundërpërgjigjja e “bergamaskëve”, të cilët barazuan shifrat me anë të nigerianit, Ademola Lookman, në minutën e 53’-të të sfidës, mirëpo një gol i “bomberit” nga Bregu i Fildishtë, Christian Kouame dërgon topin në rrjetë, me një goditje fantastik në minutën e 76’ të sfidës.
Falë këtij rezultati, Fiorentina ngjitet në vendin e 7-të me 7 pikë, me pikë të barabarata me vendet 5 e 6 të renditjes, ku ndodhen Napoli e Frosinone, ndërsa “bergamaskët” e Atalanta janë të pozicionuar në vendin e 9 të renditjes me 6 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: