Në ditën e sotme, Crystal Palace priti në shtëpi shkuadrën e West Ham, ku “Shqiponjat” fituan me shifrat 4-3.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Soucek, që në minutën e nëntë. Festa e tyre nuk zgjati shumë pasi Ayew ishte autori i golit të barazimit në minutën e 15-të.
Pesë minuta më pas, Zaha kalon vendasit në avantazh dhe në të 30-tën, Schlupp dërgon rezultatin në 3-1. Për të mos u dorëzuar, West Ham shënon golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 35-të, duke dërguër të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me shifrat 3-2.
Zhvillimi i lojës ishte tepër intensiv dhe me raste nga të dyja ekipet, por Crystal Palace kalon edhe njëherë në avantazh në minutën e 66-të, pasi Eze shënon golin e katërt me anë të një penalltie. Miqtë nuk i humbën shpresat dhe shënuan golin e rezultatit 4-3 në minutën e 72-të me anë të Aguerd, por për fatin e tyre të keq, ndeshja përfundoi me këtë rezultat.
Kjo fitore në fakt i duhej më shumë West Ham, pasi tashmë ata renditen në vendin e 15-të me 34 pikë, vetëm 5 pikë larg zonës së kuqe. Crystal Palace nga ana tjetër ndodhet në vendin e 11-të me 40 pikë./ h.ll/abcnews.al