Newcastle triumfon me spektakël dhe përmbysje ndaj West Hamit, në një sfidë që prodhoi plot 7 gola, shumë emocione dhe në fund vetëm një fitues, skuadrën vendase që u rikthye te suksesi.
Bardhezinjtë e nisën vrullshëm dhe morën avantazhin në minutën e 6’ me anë të suedezit Isak, që ekzekutoi saktë një penallti, por West Ham përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë duke shënuar me Mark Antonion dhe Kudus.
Në fillim të pjesës së dytë ishte Bowen që shënoi edhe të tretin për londinezët, duke dhënë idenë e një fitoreje të sigurt, megjithatë Newcastle nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit.
Vendasit shtuan ndjeshëm presingun dhe në minutën e 77’ fituan një tjetër penallti, të cilën e shndërroi në gol sërish suedezi Isak, duke kompletuar dopietën dhe rihapur takimin.
Më pas për përmbysjen e madhe mendoi Barnes, që shënoi dy herë në minutat 83’ dhe 90’, duke i dhënë Newcastle-t fitoren 4-3 dhe tri pikët në një sfidë që rezultoi vërtetë emocionuese dhe spektakolare./ h.ll/abcnews.al