Shtatë gola, spektakël, luftë sportive dhe një sfidë që mund ta quajmë me plot gojën një klasike e Premier League: Ky ishte dueli Liverpool-Leeds, që u mbyll me fitoren e të kuqve me rezultatin 4-3.
Salah zhbllokoi shifrat që në minutën e katërt me penallti, ndërsa Harrison barazoi në të 12-ën për Leeds. Van Dijk riktheu Liverpoolin në avantazh në minutën e 20-të, para se Bamford të barazonte 10 minuta më vonë.
GOLAT/ LIVERPOOL 4-3 LEEDS UNITED
Tre minuta më pas, në minutën e 33-të, Salah çoi shifrat në 3-2, me një supergol me të majtën. Klich barazoi për Leeds në të 68-ën minutë, ndërsa goli i fitores, u shënua nga Salah me penallti, në minutat e fundit. Ndeshje e çmendur!