VIDEO | Spanja shpëton në fund, Italia është e pandalshme!

schedule22:41 - 15 Tetor, 2019

schedule 22:41 - 15 Tetor, 2019

Janë mbyllur sfidat e sotme të orës 20:45, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Italia ka shkatërruar 0-4 në transfertë skuadrën e Lihtenshtejnit. Bernadeschi, Belotti x2, Romagnoli dhe El Shaarawy shënuan për Axurrët.

Suedi-Spanjë ishte kryendeshja e sotme, ndeshje e cila nuk zhgënjeu. Rastet ishin të shumta për të dyja skuadrat, por ishin vendasit nordikë ata që kaluan të parët në avantazh, me anë të sulmuesit Berg. E kur dukej se Suedia do të merrte një fitore të madhe, Spanja barazoi në sekondat e fundit të sfidës, me anë të Rodrigos.

Zvicra është mjaftuar me një fitore 2-0 përballë Irlandës. Autori i golit të parë të sfidës ishte sulmuesi Seferovic (16′), ndërsa në fund, mbrojtësi irlandez Duffy do të shënonte autogol. Greqia ka triumfuar në minutat e fundit 2-1 përballë Bosnjës, ndërsa Izraeli mposhti lehtësisht 3-1 ekipin e Letonisë./abcnews.al

Rezultatet e plota:

Euro 2020, kualifikuese

Suedi – Spanjë  1-1
Berg 50′ / Rodrigo 90+2′

Lihtenshtejn – Itali  0-5
Bernadeschi 2′, Belotti 70′ 90′, Romagnoli 77′, El Shaarawy 82′

Izrael – Letoni  3-1
Dabbur 16′ 42′, Zahavi 26′ / Kamess 40′

Zvicër – Irlandë  2-0
Seferovic 16′, Duffy (ag) 90′

Rumani – Norvegji 1-1
Mitrita 62′ / Sorloth 90′

Greqi – Bosnje  2-1
Pavlidis 30′, Kovacevic (ag) 88′ / Gojak 35′

Gjibraltar – Gjeorgji 2-3
Cascairo 66′, Chipolina 74′ / Kharashvili 10′, Kavanka 21′, Kvilata 84′

Ishujt Faroe – Maltë  1-0
Baldvinson 71′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!