VIDEO/ Spanja mund Gjeorgjinë për vendin e parë në grupin A, Skocia e Norvegjia ndajnë nga 1 pikë

schedule22:55 - 19 Nëntor, 2023

schedule 22:55 - 19 Nëntor, 2023

Përveç grupeve, G, F e J, fund kësaj faze kualifikuese, të vlefshme për Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024 i kanë dhënë edhe Kombëtaret, të cilat garonin në grupin A, të eleminatreve, me Spanjën e Skocinë, të cilat prenë nga një biletë, për në fazën finale të turneut, që do të zhvillohet nga 14 qershori deri në 14 korrikun e vitit të ardhshëm.

Kështu, në “Estadio Jose Zorrilla”, të Vajadolidit, “La Furia Roja” e teknikut Luis de la Fuente ka mundur me rezultatin e thellë, 3 me 1 skuadrën e Gjeorgjisë, me golat e Le Normand, Ferran Torres, si dhe një autogol i Lochoshvili, në minutat 3’, 55’ e 72’, që nxorrën të pavlefshëm golin e “fantazistit” të Napoli, Kvicha Kvaratskhelia, për të regjistuar kështu fitoren e thellë.

Në krahun tjetër, në “Hampden Park”, Skocia dhe Norvegjia kanë ndarë nga 1 pikë, në përballjen e fundit të këtyre elemintoreve, me përballjen e cila u mbyll me rezultatin spektakolar, 3 me 3. Një gol i McGinn, një autgol i Ostigar dhe një gol i Armstrong nderuan vendasit në minutat 13’, 33’ e 59’, ndërsa për miqtë norvegjezë rrjetën e gjetën Donnum, Larsen e Elyounoussi me golat e tyre në minutat, 3’, 20’ e 86’.

Tashmë e mbyllur çdo gjë le të mësojmë edhe renditjen përfundimtare të grupit A. Kështu, në vendin e parë të këtij grupi pozicionohet Spanja, me plot 21 pikë, nga 8 përballjet e regjistruara. Pas “iberikëve” vijnë Skocia me 17 pikë, Norvegjia me 11 pikë, Gjeorgjia me 8 pikë dhe Qipro me 0 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Spanjë 3 – 1 Gjeorgji 

Skoci 3 – 3 Norvegji

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!