VIDEO/ Spanja “merr hak” ndaj Italisë, e mposht në San Siro dhe kalon në finalen e Nations League

schedule22:45 - 6 Tetor, 2021

schedule 22:45 - 6 Tetor, 2021

Italia ka pësuar humbjen e parë pas 37 ndeshjesh dhe kjo ka ardhur në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve përballë Spanjës.

“Furia e Kuqe” merr hak pas disfatës Së pësuar vetëm pak muaj më parë në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian ku “Azzurrët” i mposhtën me penallti.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë që arritën të kalonin në avantazh në minutën e 17 me sulmuesin e Manchester City-t, Ferran Torres.

Teksa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, Bonucci merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42 duke lënë të tijët me 10 lojtarë. Një goditje e rëndë për skuadrën e Mancinit, ku Spanja ia doli të përfitonte mësëmiri, pasi vetëm pak minuta më vonë arrin të shënojë edhe golin e dytë sërish me Ferran Torres.

Pjesa e parë mbaron me avantazhin e dyfishtë për Spanjën. E dyta nis me disa ndërrime nga Mancini, duke futur në lojë lojtarë si Kean apo Locatelli, por me një lojtar më pak do ta kishin të pamundur  t’i bënin keq kundërshtarit, i cili ka luksin ta mbrojë rezultatin.

Fije shpresash do të ndizeseshin në minutat  e fundit në San Siro, pasi Pellegrini do të ngushtonte rezultatin në minutën e 83’ pas një asisti të Chiesa, por që në fund do të vlente vetëm si statistikë.

Spanja është ekipi i parë që prek finalen dhe do presë fituesin e takimit, Francë – Belgjikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!