VIDEO/ Spanja ia del në shtesa, “termet 8-ballesh” i Danimarkës

schedule19:58 - 28 Mars, 2021

schedule 19:58 - 28 Mars, 2021

Spanja ia del në shtesa, teksa fitojnë edhe Danimarka e Armenia. Kombëtarja iberike, një nga kundërshtarët e Kosovës në grupin B, triumfoi 1-2 në fushën e Gjeorgjisë, duke marrë fitoren e parë pas barazimit 1-1 ndaj Greqisë tre ditë më parë.

Khvicha Kvaratskhelia kaloi vendasit në avantazh në limitet e pjesës së parë. Spanja e nisi mirë pjesën e dytë dhe Ferran Torres riktheu baraspeshën në minutën e 56-të. Skuadra e Luis Enrique dominoi kundërshtarin dhe gjeti golin e fitores në minutat shtesë.

Dani Olmo tundi rrjetën kundërshtare dhe i dhuroi tre pikë të rëndësishme Spanjës. Danimarka, që i nisi takimet eliminatore me fitore në Izreal, nuk u përmbajt aspak në shtëpi kundër Moldavisë, kundërshtar të cilin e mposhti 8-0.

Mikkel Damsgaard dhe Kasper Dolberg realizuan nga një dygolësh për kombëtaren nordike. Sfida tjetër mes Armenisë dhe Islandës përfundoi me suksesin 2-0 të skuadrës vendase, që shënoi golat e fitores në fraksionin e dytë të takimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!