Toby Alderweireld ka ndërmarrë një nismë të veçantë dhe fantastike për t’ua lehtësuar momentet e vështira personave të prekur me koronavirus. Anglia e mori me qetësi rrezikun e infektimit nga COVID-19, por masat mbrojtëse janë shtuar shumë në ishull.
Mbrojtësi i Tottenham është solidarizuar me situatën e jashtëzakonshme dhe ka zbuluar gjestin e tij nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale. Të sëmurët nuk mund të kenë kontakt me familjarët e tyre dhe 31-vjeçari belg është përqendruar te ky problem.
“Shpresoj që të gjithë po ndjekin masat e marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Virusi krijon shumë probleme, veçanërisht mungesë kontakti. Njerëzit e sëmurë nuk mund të shohin miqtë e tyre, ata nuk mund të shohin familjen e tyre.
Kështu që plani im është që të blej dhjetëra tableta për t’ua shpërndarë në spitale dhe në azile, në mënyrë që njerëzit të mund të thërrasin me video të dashurit dhe miqtë e tyre për të kaluar këtë periudhë të vështirë”, deklaron Alderweireld. /abcnews.al
Whoever can help, please help! Together, we can come out of this difficult time stronger than ever. Stay safe everyone ❤️ pic.twitter.com/MOCNNVLMWR
— Alderweireld Toby (@AlderweireldTob) March 22, 2020