VIDEO | Solidarizim me shqiptarët edhe në Rumani, çfarë surprize

schedule20:55 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 20:55 - 6 Dhjetor, 2019

FCSB (ish Steaua Bucurest) dhe Gaz Metan po përballen mes tyre në Rumani prej orës 19:30. Kjo ndeshje ka nisur me një surprizë për shqiptarët, pasi në fillim të takimit është hapur një pankartë me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë”, në anglisht.

Lojtarët e të dyja ekipeve e mbajtën atë dhe pozuan me njëri-tjetrin, në shenjë solidariteti me të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.  Më të dyja këto ekipe kanë luajtur futbollistë shqiptarë në të shkuarën.

Kamer Qaka ka qenë pjesë e FCSB, kurse me Gaz Metan ka shkëlqyer sulmuesi Azdren Llullaku, për disa sezone. Kjo nismë është mbështetur nga Federata e Futbollit Rumun dhe në çdo ndeshje do të hapet pankarta “Pray for Albania”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!