Real Sociedad nuk e lëshon kreun e renditjes në La Liga. Ekipi bask fitoi 1-4 në një fushë të vështirë si ajo e Celta Vigos, siguroi suksesin e katërt radhazi dhe kryeson kampionatin spanjoll me 17 pikë pas javës së tetë.
David Silva dhe kapiteni Oyarzabal shënuan dy herë brenda 10 minutave dhe miqtë shkuan në pushim të ndeshjes në avantazh të dyfishtë. Në fraksionin e dytë sulmuesi Willian Jose realizoi një dygolësh, teksa Iago Aspak shënoi golin e nderit për galicianët.
Portan u ndëshkua me të kuqe në minutat shtesë dhe la vendasit me një lojtar më pak. Përfundimisht 1-4 dhe triumfi me “poker” golash rikthen ekipin bask në vend të parë, një nisje fantastike e sezonit të ri të futbollit iberik. /abcnews.al
La Liga, java e tetë
Celta Vigo-Real Sociedad 1-4
(Iago Aspas (pen) 77′ / David Silva 24′, Oyarzabal 34′. Willian Jose 54′, 81′)