Kosova luan nesër kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe objektivi është fitorja, për të shkuar më pas në finalen që të siguron një vend në EURO 2021. Ndeshja e nesërme nis prej orës 20:45, në stadiumin “Tose Proeski”.
Tifozët dardanë kanë menduar të motivojnë përfaqësuesen e Kosovës, duke e pritur në pikën kufitare të Hanit të Elezit. Koret dhe këngët kanë qenë “arma” e tyre dhe futbollistët nesër do japin maksimumin në ndeshjen më të madhe për nga rëndësia, që kanë luajtur deri më tani. /abcnews.al