VIDEO/ Skocia e nis me “këmbën e mbarë”, McGinn e McTominay “shpërfytyrojnë” Qipron

schedule17:01 - 25 Mars, 2023

schedule 17:01 - 25 Mars, 2023

Ka përfunduar në “Hampden Park”, të Glasgout, sfida mes Skocisë dhe Qipros e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, me vendasit skocezë që arritën një fitore me rezultatin e pastër 3 me 0 ndaj qipriotëve.

Një gol në secilën pjesë mjaftoi për t’i dhënë vendasve fitoren, ku fillimisht në minutën e 21’-të, kapiteni i skocezëve, Andreë Robertson dërgon një top në zonë për “katalizatorin” e mesfushës John McGinn, me këtë të fundit që nga një distancë e afërt me portën nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetën qipriote.

Për të vulosur rezultatin 3 me 0 mendoi “kollosi” i mesfushës së Manchester United, Scott McTominay, i cili me një dopietë në fundin e lojës, më konkretisht në minutat 87’ dhe 93’ “hipotekoi” 3 pikët e para në “misionin” Euro 2024 dhe i jep besim shokëve të tij për kualifkimin, teksa në ndeshjen e radhës do të përballen me një kundërshtar të frikshëm si “iberikët” e Spanjës, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet mbrëmjen e 28 marsit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT:

Goli i John McGinn, 1-0:

Goli i Scott McTominay, 2-0:

Goli i Scott McTominay, 3-0: