Ferencvaros ka festuar, Myrto Uzuni gjithashtu. Kampionët e Hungarisë triumfuan 2-0 në shtëpi kundër Slavia Prague, që aktivizoi në fillimin e pjesës së dytë edhe nigerianin Peter Olayinka, i cili ka luajtur në Superiore me Bylisin e Skënderbeun.
Beratasi i Ferencvaros ishte protagonist, pasi fitoi penalltinë pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë. Uzuni u pengua në zonë dhe për arbitrin nuk kishte asnjë dyshim dhe akordoi 11-metërsh.
https://streamable.com/zoobo6
Kharatin nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. Uzuni nuk mund ta godiste, pasi kishte gabuar në duelin ndaj Zalgirius.
Kështu sulmuesi duhet të presë ndeshjen e kthimit ndaj Slavia Prague, për të shkuar në kuotën e pesë golave në kualifikueset e Champions League.
Deri më tani Uzuni ka shënuar katër gola, pa mundur ta barazojë rekordin e Hamdi Salihit. Shkodrani ka realizuar një më tepër, me fanellën e Skënderbeut. /abcnews.al