Shpesh herë kemi parë ne futboll që goditjet standarte të kthehen në gola falë skemave perfekte. Por jo gjithmonë këto skema shkojnë sipas planit. Rasti më i fundit vjen nga Brazili, konkretisht nga një ndeshje e kampionatit të të rinjve.
Lojtarët e Vasco da Gama U20 kishin në favor të tyre një goditje dënimi dhe po përpiqeshin të përdornin një nga skemat, të cilin mesa duket kërkonin ta ekzekutonin. Dy lojtarë ndodhesin tek topi dhe në momentin që gjyqtari vërshëlleu, ata u nisën që të dy dhe askush nuk e goditi topin.
Strong set-piece routine from Brazil pic.twitter.com/YOSa9iRl1A
— James Dart (@James_Dart) March 11, 2021
Më pas njëri prej tyre kthehet për ta goditur, ndërsa tjetrin qëndron në krah. Lojtari që shkoi te topi tentoi t’ia pasonte pikërisht shokut të tij, por ky i fundit nuk e kishtë më mendjen dhe si pasojë topi përfundoi jashtë vijave. Një skemë për t’u harruar për brazilianët, të cilët duhet të praktikohen pak më shumë. /abcnews.al