VIDEO skandaloze ‘djeg’ rrjetin, turistja aksidenton 4 persona dhe nis të kërcejë me bikini

schedule12:58 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:58 - 15 Korrik, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në provincën e Huelva, në Spanjë.

Një turiste e veshur me bikini, e cila ishte ndodhej në timon, ka shkaktuar një aksident me dëshirë, duke u përplasur me një semafor.

Si pasojë, ajo ka plagosur katër persona, që janë dërguar menjëherë në urgjencën më të afërt.

Mirëpo, nuk është mjaftuar me kaq dhe turistja ka dalë nga makina dhe ka nisur të kërcejë në vendin e ngjarjes.  Ajo ka ngjallur aq shumë habi, sa dëshmitarët që ndodheshin në ato momente kanë nisur ta filmojnë.

Kanë qenë policët që janë munduar ta ndalin, por kanë arritur t’i vendosin prangat vetëm pasi e kanë shtrirë me forcë në tokë.

Ndërkohë, ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. Sakaq, siç raportohet nga mediat spanjolle, vajza më pas i është nënshtruar një testi alkooli, i cili ka rezultuar negativ./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!