VIDEO/ Koncesioni i sterilizimit, mbërrin në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj

schedule10:03 - 18 Korrik, 2022

schedule 10:03 - 18 Korrik, 2022

Ish-ministri i Shëndetësisë ka mbërritur këtë mëngjes në SPAK.

Beqja është përfshirë në skandalet me koncesionet në shëndetësinë.

 

Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).

Këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.

Pritet që SPAK të marrë në pyetje të gjithë zyrtarët e akuzuar për këtë çështje, ku në krye qëndron ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!