Video-skandali/ GJKKO pranon për gjykim dosjen e Safet Gjiit dhe Alma Kaçit, procesi do të vijojë me gjykim të shkurtuar

schedule13:22 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 13:22 - 4 Dhjetor, 2023

Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe kaloi për gjykium dosjen ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit dhe Alma Kaçit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se gjykata pranoi edhe kërkesën e avokatëve te Gjicit dhe Kaçit, që procesi të vijojë me gjykim te shkurtuar. Nëse ata do të gjenden fajtorë, do të përfitojne ulje të dënimit me 1/3.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor. Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetësja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!