VIDEO/ S’ka fitues për lojtarët shqiptarë në sfidën mes Empolit dhe Spezias

schedule17:09 - 9 Prill, 2022

schedule 17:09 - 9 Prill, 2022

Empoli dhe Spezia nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 me tyre në sfidën e javës së 32-të të Seria A, me skuadrat që ndajnë kështu nga një pikë në një Takim që në fushën e lojës kishte edhe një “derbi” shqiptarësh.

Ishin miqtë ata të cilët dominuan pjesën e parë të takimit dhe provuan të  gjenin golin e avantazhit, por Rey Manaj&CO nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës.

Nga krahu tjetër pjesa e dytë do të fliste për vendasit të cilët kërkuan të dilnin me 3 pikë nga kjo përballje, por loja e bukur e Asllanit dhe bajramit nuk mjaftuan për Empolin që të dilte fitimtarë në këtë ndeshje.

Edhe pse të dyja ekipet kishin rastet e tyre për të shënuar, kjo sfidë do të mbyllej në “paqe”, me Empolin që shkon në kuotën e 34 pikëve i pozicionuar në vendin e 12-të, ndërkohë nga ana tjetër Spezia e Manajt ndodhet në vendin e 15-të me një pikë më pak.

/f.a/abcnews.al