Kartonët e verdhë i ka ves. Në 18 ndeshje të këtij sezoni është ndëshkuar nëntë herë, një shifër kjo e lartë. Këta statistika i ka mesfushori i Lokomotiv Moscow, Dimitri Barinov. Të radhës e mori një ditë më parë, në një ndeshje kundër Rostov.
Skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-3 dhe Barinovi në minutat shtesë bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj njërit prej lojtarëve kundërshtarë. Aksion në gjysmëfushën e Lokomotiv Moscow dhe lojtari vendas mori një top me kraharor.
Ai tentoi të përparonte, por e kishte të pamundur. Barinov në mënyrë të pabesueshme e kapi kundërshtarin për qafe dhe e rrëzoi në tokë. Komentatori i ndeshjes u habit nga ai faull dhe e komentoi kështu: “O Zot, çfarë je duke bërë?!”. /abcnews.al