Katastrofike është situata në Spanjë, pasi moti i keq goditi vendin. Reshjet e dendura të shiut kanë kthyer rrugën në lumenj.
Valencia një nga zonat më të goditura, rrugët dhe shtëpitë janë të përmbytura. Gjithashtu në shumë vende të tjera janë paraqitur probleme me telekomunikacionin. Numri i viktimave është në rritje, deri më tani raportohet se ka shkuar në 64 viktima. Katalonja gjithashtu është përballur edhe me stuhi breshëri. Autoritetet kanë aktivizuar helikopterë, varka e dronë për të ofruar shërbime emergjente dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Shërbimi meteorologjik gjithashtu ka ngritur protokoll paralajmërimi në Barcelonë.
Në dhjetëra video të postuara në mediat sociale shihen njerëz të bllokuar dhe disa të detyruar të ngjiteshin në pemë për të mos u rrëmbyer. Ekipet e shpëtimit po operojnë vazhdimisht në zonë në bashkëpunim me ekipet e shpëtimit duke u përpjekur të shpëtojnë njerëz dhe kafshë.
/abcnews.al/