VIDEO/ Simulime qesharake, “show” i shpifur i dyshes Dybala-Cuadrado

schedule11:16 - 9 Nëntor, 2020

schedule 11:16 - 9 Nëntor, 2020

Juventusi ishte afër marrjes së fitores dje në “Olimpico” pas golit të Cristiano Ronaldo në pjesën e parë, por Lazio gjeti golin në minutën e pestë shtesë dhe gjithçka u mbyll në barazim.

Hera e katërt në shtatë javë kampionat që bardhezinjtë e Pirlos nuk marrin më shumë se një pikë. Episodet e veçanta nuk munguan në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet.

Simulimet janë pjesë e lojës, por kampionët e Italisë e kanë ekzagjeruar në të paktën dy raste. Paulo Dybala u fut në fushë në minutën e 76-të në vend të Cristiano Ronaldo.

Ishte minuta e tretë shtesë dhe argjentinasi tentoi një faull të paqenë, duke u rrëzuar në tokë. Më qesharak u shfaq Juan Cuadrado. Kolumbiani pretendoi sikur u godit me bërryl nga Luis Alberto.

Kontakt nuk pati fare, spanjolli i Lazios u nis përpara me topin në këmbë, ndërsa Cuadrado dhuroi një “shoë” të shpifur me simulimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!