VIDEO/ “Si zone lufte”, shenja plumbash kudo, ABC News brenda banesës së 71-vjeçarit në Elbasan

schedule11:29 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:29 - 25 Shtator, 2020

Duket më tepër si zonë lufte, dyer të shqyera, me dhjetëra shenja plumbash, mure të gërryera dhe sërish me shenja predhash. Gjithçka e shkatërruar në shtëpinë e 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan, i cili u vra pas disa orës shkëmbim zjarri me policinë dhe forcat RENEA.

Gazetarja Xhensila Kodra sjell për ABC News pamjet që tregojnë se çfarë ndodhi për më shumë se 5 orë në këtë banesë, ku sipas policisë kishte dhe eksploziv.

Cfarë bie në sy është se banesa duket tepër modeste dhe larg luksit që tregon gjendjen e kësaj  familje.

Në ballkon duken dhe shenjat e gjakut, në vendin ku është qëlluar 71-vjeçari.

Familja Zhidru kishte rreth 5 vite që ishte vendosur në Elbasan.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!