Savio Pereira Sampaio, një arbitër në Brazil, ka tërhequr vëmendjen para pak ditësh me veprimin e bëtë në një ndeshje kampionat.
Ngjarja ndodhi në sfidën Ceara-Gremio, që u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës vendase.
Pasi akordoi një faull, lojtarët e të dyja skuadrave shkuan të protestonin pranë tij. Sampaio menjëherë veproi.
Braziliani përdori shkumën dhe bëri një vizë në fushë, duke u thënë lojtarëve që të mos guxojnë t’i afrohen.
El árbitro pone el aerosol para que respeten la distancia para protestar!!!! pic.twitter.com/m06vPdJkdJ
— Panqui (@panquimolina) June 3, 2021
Një mënyrë origjinale për t’i mbajtur në distancë futbollistët, sidomos në Brazil ku numri i rasteve me COVID-19 vazhdon të rritet. /abcnews.al