VIDEO/ Si t’i japësh çmimin “Më i miri i Muajit”? Zeniti e befason Malcom

schedule13:40 - 10 Prill, 2020

schedule 13:40 - 10 Prill, 2020

U nis për Romë dhe “ngatërroi” avionin, duke firmosur me Barcelonën. Ish-sulmuesi i Bordeaux bëri që mes dy klubeve të kishte replika, por në Itali mund të gëzohen prej faktit që braziliani Malcom shënoi vetëm një gol në La Liga me katalanasit.

Barcelona e shiti shpejt dhe arkëtoi 40 milion euro, aq sa kishte shpenzuar për të. Tashmë ai është pjesë e Zenit në Rusi dhe është shpallur futbollisti i muajit mars në kampionat. Klubi i tij ka zbuluar edhe si e ka marrë çmimin.

“Sapo mora një mesazh që më duhet të hap dritaren”, thotë Malcom, i cili shikon duke ardhur në drejtim të tij një dron që kishte çmimin. I emocionuar, sulmuesi brazilian nuk harron të falënderojë fansat, që e zgjodhën atë si më të mirin. /abcnews.al