VIDEO/ Si të jetosh i lumtur me bashkëshorten? Elton Cale ka zgjidhjen

schedule09:51 - 22 Mars, 2020

schedule 09:51 - 22 Mars, 2020

Elton Cale është mbyllur në shtëpi, sikurse autoritetet shqiptare kanë këshilluar. Sulmuesi brazilian i Tiranës jeton në kryeqytet me bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël dhe mundohet ta kalojë kohën në një mënyrë a tjetër.

Shpesh ai shfaqet me vogëlushen e tij duke zhvilluar lojëra ta ndryshme. Cale njihet edhe për shakatë e tij dhe një të tillë e ka bërë me gruan e tij këtë herë, teksa ka postuar një videon në llogarinë e tij në “Instagram”.

Si ta mbash martesën të lumtur në karantinë? Cale e ka edhe përgjigjen, teksa e drejton kamerën nga Carla, e cila shfaqet me gojën e bllokuar. Sigurisht e gjitha një shaka, që braziliani ka vendosur ta shpërndajë për ndjekësit e tij. /abcnews.al