Sezoni në Serie A është ndërprerë. Jo vetëm në Itali, por në çdo kampionat të Europës dhe hera e fundit kur kemi parë një ndeshje të luhet, duket një përjetësi. Nga kjo ndërprerje e sportit më të dashur në botë, kanë “përfituar” faqet zyrtare të klubeve, që kanë qenë më aktivë në rrjetet sociale, duke na kujtuar gola, statistika dhe duke gjetur zgjidhje alternative për t’i bërë tifozët të mos i mungojë sado pak ekipi i tyre i zemrës.
Klubi i Lazios, ka publikuar në faqen e saj zyrtare golin e Felipe Caicedos, në takimin kundër Cagliarit. Kjo sfidë, dukej se do të mbyllej e barabartë 1-1, deri sa arbitri i katërt akordoi 7 minuta shtesë.
Në minutën e 90+8’, Lazio ndërtoi një aksion shumë të gjatë, duke e kërkuar me doemos fitoren. Në fund, shënoi me kokë Felipe Caicedo, një gol që i dha tre pikët Lazios. Të besuarit e Inzaghit nuk dorëzohen deri në sekondat e fundit dhe këtë sezon, janë në luftë me Juventusin për titullin kampion në Serie A./abcnews.al
Tempo e pazienza insieme ce la faremo pic.twitter.com/gTQm5qnu2t
— Felipe Caicedo (@FelipaoCaicedo) March 22, 2020