VIDEO/ Si sot 34 vite më parë, Van Basten realizoi perlën në finalen e UEFA Euro 1988

schedule10:15 - 25 Qershor, 2022

schedule 10:15 - 25 Qershor, 2022

25 qershori është një datë historike për fuitbollin holandez.

Ata fituan trofeun e tyre të parë ndërkombëtar, duke u bërë kampionë të evropës pasi mundën Bashkimin Sovjetik në finale.

Akti i fundit, i luajtur në “Olympiastadion” të Mynihut, sheh holandezët të hapin topin me një goditje me kokë të Ruud Gullit. Në pjesën e dytë vjen dyfishimi me një gol të destinuar për të bërë historinë e futbollit, nga e majta Muhren kroson në anën e kundërt jashtë dhe gjen Marco van Basten, i cili koordinon nga një pozicion i pamundur dhe godet në fluturim, duke e drejtuar topin me një trajektore të pabesueshme në shtyllën e largët./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!